Para 2 vitesh kishte probleme me zemrën, sot luan titullar në Champions
Antonio Mirante po mbron portën e Romës në Ligën e Kampionëve, dy vite pasi ishte pranë largimit si pasojë e problemeve me zemrën.
Roma pret sonte Porton në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me Miranten që po luan si titullar në portën verdhekuqe.
Robin Olsen është në stol për shkak të një problemi me pulpën e këmbës, prandaj 35-vjeçari Mirante starton në portë.
Portieri veteran kishte menduar se do të largohej kur testet parasezonale treguan se ai kishte parregullsi në zemër gushtin e vitit 2016.
Ai pushoi deri në nëntor të atij viti, bëri teste shtesë dhe e zgjidhi problem me zemër.