Melisës i del mashtrimi në shesh, Arzu e kap mat, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Doktori vjen për të vizituar Melisën. Ajo futet në banjo për të pirë ilaçin që i dha Kaja por padashje e derdh të gjithin në lavaman. Doktori viziton Melisën teksa ajo ndjen çdo dhimbje.

Melisa kalon në krizë nervore dhe bërtet që doktori të largohet. Melisa pyet Arzun ku ishte mbrëmë. Sema i përgjon. Xhenet shkon në shtëpinë e Sojerëve dhe e gjen Arzun të përqafuar e Melisën.

Ajo falenderon Arzun dhe i tregon Melisës çfarë ndodhi mbrëmë. Melisa bën si e sëmurë që të tërheqë vëmendjen e Arzus. Pënar detyrohet të bashkëpunojë me Kajan dhe arrin të marrë fotot.

Xhenet futet në dhomën e Arzus për të gjetur vathin. Ajo kontrollon tek bizhuteritë e Arzus dhe tronditet kur sheh vathin e njëjtë me atë që gjeti në shtëpinë e Kajas. Xhenet del nga shtëpia duke qarë.

Arzu dhe Sema e thërrasin kur e shohin në gjendje shumë të keqe. Arzu bëhet merak. Halil i thotë Kajas se e ka mësuar që ai e ka përdhunuar Xhavidanin. Selim dëgjon bisedën e tyre fshehtas.

Kaja i vendos pistoletën në kokë Halilit dhe e kërcënon. Melisa mbyll derën e dhomës me çelës dhe kërcen me kufjet me muzikë. Arzu i bie derës dhe shqetësohet pasi Melisa nuk e hap.

Arzu merr çelësin rezervë dhe hap derën. Ajo tronditet kur e sheh Melisën duke kërcyer. Arzu e godet me shpullë./revistawho