VIDEO/ Fenerbahce fiton në Stamboll, Zeniti shpreson në Petersburg

Në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Stambollit u luajt ndeshja e parë e 1/16-ave të finaleve të Europa League, Fenerbahce-Zenit Petersburg, shkruan Syri.net.

Skuadra turke fitoi minimalisht 1-0, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në Rusi.

Golin e fitores e shënoi Slimani në minutën e 21-të, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë për të dërguar topin në rrjetë.

Më pas, Zenit kishte mundësinë më të mirë për të barazuar, por Mak në të 44’ gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa e dytë nuk pati më ndryshim rezultati dhe Fenerbahce fiton takimin e parë, duke shkuar në Petersburg me avantazhin e 1 goli.