Të shtëna me armë, dyshohet për një të plagosur

Një person dyshohet që është plagosur nga persona ende të panjohur në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Muhaxherëve, të kryeqytetit.

Televizioni 7 raporton se personi që është qëlluar është plagosur në këmbë dhe në kokë.

Të dyshuarit kane ikur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia dhe forenzika, raporton Gazeta Express.