Një goditje tjetër e rëndë e procesit të hapjes së negociatave!

Pas vendimit për heqjen e katër dënimeve me vdekje mikut të vet, serial killerit Dritan Dajti, krimi dhe kryekreu i meduzës Edvini, korrën një fitore të re, bllokimin e hetimit të plotë të Sajmir Drogës, njeriut që në postin e ministrit të Brendshëm i dha makinën në pronësi të tij dhe targë ministrore për trafik droge, jashtë çdo kontrolli policor, bandës së Habilajve dhe që mbushi së bashku me Ramën, Shqipërinë me kanabis dhe krijuan narkoshtetin shqiptar.

Por ky vendim përbën një goditje të rëndë dhe fatale për mundësinë e hapjes se negociatave me Bashkimin Europian.

Bllokimi i arrestimit të Saimir Tahirit nga Rama në parlament ishte një nga shkaqet më madhore të moshapjes së negociatave me BE vitin e kaluar.

Hetimi i plotë i çështjes Tahiri mbeti një kusht i pandryshueshëm nga disa vende anëtare për të pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Por në kundërshtim flagrant me këtë kërkesë, Edvini urdhëroi dje bllokimin e hetimit të mëtejshëm të Sajmir Drogës, duke dëshmuar se ai është skllav i Tahirit dhe se interesat dhe lidhjet e tij me krimin qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër për të.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, u bëj thirrje shqiptareve të marrin në dorë fatet e integrimit të tyre në BE dhe të hedhin sa më parë kalbësirën që po i bllokon ata!