Nëse kualifikohet në Champions, Milan 80 mln euro për të transferuar sulmuesin e madh

Nëse Milan siguron kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League atëherë gjatë merkatos së verës në “San Siro” do të vijë një transfertë e madhe.

Emri i ri në listën e drejtuesve të Milanit është sulmuesi i talentuar, Richarlison që momentalisht po kalon një sezon të shkëlqyer me Evertonin.

Për të afruar brazilianin e talentuar, Milani duhet të shpenzojë 80 milionë euro, të paktën ky është pretendimi i klubit që zotëron kartonin e 21-vjeçarit.

Në 25 ndeshjen në Premier League Richarlison ka shënuar 10 gola.