VIDEO/ Basha viziton ish-kampin e internimit të Tepelenës nën rrëfimin prekës të Simon Mirakajt

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vizituar ish-kampin e internimit të Tepelenës të shtunën që sapo kaloi.  'Ciceroni' i tij në këtë muze tragjik është bërë Simon Mirakaj, lindur në 1944 në Shkodër. Familja e tij u internua prej vitit 1945 deri me afrimin e rënies së regjimit. Vetë Mirakaj është rritur në internim, prej të cilit është liruar bashkë me familjen e tij vetëm në vitin 1989.