‘France Football’ publikon listën: Ja 10 klubet më të mëdha në botë

Real Madrid është zgjedhur nga revista e njohur franceze, “France Football”, si klubi më i madh në botë.

Për muajin shkurt kjo revistë publikoi listën me 10 klubet më të mëdha të botës ku dy klubet spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, e gjejnë veten në krye.

Manchester United është në vendin e tretë, ndërsa Bayern Munich pozicionohet në vendin e katërt.

Ekipi i kësaj reviste e përpunoi këtë listë në bazë të analizës së lojtarëve, audiencës televizive, ndjekësve në rrjetet sociale, mesatarja e tifozëve të pranishëm në stadium, përfitimet, shpenzimet, vlera e tregut e skuadrës dhe rëndësia historike e klubit.

Në këtë renditje marrin pjesë 5 klube nga Premier League, dy nga Spanjë, një nga Gjermania dhe një nga Italia.