Marcelo mesazh të qartë Realit: Nëse jam në listën e largimeve, të më paguajnë
Marcelo ka folur për të ardhmen e tij, që duket larg Realit të Madridit.
Për brazilianin, raportohet se është duke u interesuar Juventusi dhe ka dhënë sinjale se mund t'i bashkohet në verë "Zonjës së Vjetër" nëse nuk e duan në Madrid.
“Nëse jam në listën e largimeve, le të më paguajnë dhe çdo gjë është e zgjidhur”, u shpreh Marcelo.
“Unë besoj në veten time, në punën time, por nëse vjen dita kur Madridi nuk më do, do të shkoj. Do të jem i trishtuar, por do të largohem. Por, jam i sigurt se nuk do të më largojnë”, shtoi ai.
30-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006 dhe ka bërë 475 paraqitje, teksa ka realizuar 36 gola në të gjitha kompeticionet.