VIDEO/ Skandali seksual, dalin pamjet e arrestimit të policit

Këto janë pamjet e arrestimit të oficerit të policisë në Shkodër, të përfshirë në një skandal seksual.

Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ‘Ngacmim seksual’ është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Ai është denoncuar në media dhe më pas policia e ka vënë në pranga.

Bajrakurtit i është publikuar një video ku është duke bërë veprime të turpshme.

Mbrëmjen e sotme është bërë edhe arrestimi i tij zyrtar.