Moti i të martës/ Temperaturat zbresin në ekstrem

Pas disa ditësh të ngrohta, dimri është rikthyer sërish në Shqipëri.

Siç bën të ditur Meteoalb, gjatë ditës së martë temperaturat do të bien me të paktën 4 gradë.

Ditën e martë moti vijon me vranësira të shpeshta por reshje të pakta në Qendër-Jug ku zonat malore do të kenë dëborë.

Pasditja sjell kthjellim gradual të motit në gjithë territorin, kushte që vijojnë edhe të mërkurën.

Temperaturat gjatë ditës së martë ulen me 3-4°C duke shënuar zbritur deri -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi vlerësohet rreth 13°C.

E mërkura vijon me rënie të vlerave termike në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur temperaturat nga -7 në 11-12°C.