Brad Pitt në ditëlindjen e Jennifer Aniston, çfarë po ndodh mes ish-çiftit

Aktorja e famshme Jennifer Aniston ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të në Los Angeles dhe sipas revistës “People” në festë ishte i pranishëm dhe Brad Pitt.

Sipas “People”, ish-partneri i saj u fut krejt “rastësisht” në hotelin ku po mbahej festa e Jennifer. Revista nuk raporton për ndonjë komunikim mes ish-çiftit të preferuar të viteve 90-të, por burime pranë tyre konfirmojnë se urimi i ditëlindjes nga ana e Bradit nuk ka munguar.

Jennifer Aniston dhe Pitt u divorcuan pas 5 vitesh martesë, dhe thuhet se gjithçka nisi nga romanca jashtëmartesore e Brad Pitt me Angelina Jolie, me të cilën ai u martua më vonë. Jennifer, nga ana tjetër u martua me Justin Theroux. Por asnjëra prej martesave nuk funksionoi dhe aktualisht si Brad dhe Jennifer janë single, kështu që fansat mund të mbajnë ende shpresë për një rikthim mes tyre.