VIDEO/ Nga jashtë lyhen, por nga brenda duket realiteti në Qytetin Studenti

Godinat e konvikteve në Qytet Studenti vazhdojnë të jenë në kushte të mjerueshme. 

5 mijë studentët që kanë zgjedhur të jetojnë aty gjatë studimeve në kryeqytet duhet të vazhdojnë të presin investimet e qeverisë.

Përmirësimi i infrastrukturës në konvikte ishte një nga 8 kërkesat e studentëve gjatë protestave, por deri tani qeveria është kënaqur vetëm me premtime.

Siç shihet në foto dhe video gjendja në konvikte është jashtë çdo standarti.