Demostrata masive në Haiti, 4 të vdekur

Protesta masive dhe të dhunshme kanë nisur edhe në Haiti. Protestuesit në mbështetje të opozitës kanë bërë demostrata duke djegur goma dhe duke hedhur gurë për ti kërkuar Jovenel Moise të japë dorëheqjen.

Të paktën katër vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në katër ditë protesta në kryeqytetin Port-au-Prince dhe në qytete të tjera.

Shumë haitianë akuzojnë Presidentin Moise dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këtë javë.

Trazirat kanë detyruar kryetarët e komunave në disa qytete për të anuluar festimet e karnavaleve që duhet të ndodhin në fillim të marsit.