Seedorf bën parashikimin për Champions, ky ekip i madh mund të arrijë në finale

Clarence Seedorf është një nga ata lojtar që kanë shëtitur në Europë, pasi ka luajtur me klube të mëdha si Real Madrid, Milan, Inter apo Ajax.

Mendimet e tij në futboll janë gjithmonë të vyera dhe merren për bazë nga analistët apo skuadrat.

Në një intervistë për spanjollen “Marca”, ish-mesfushori ka analizuar disi situatën në të cilën ndodhet Reali i Madridit.

“Solari është shumë i respektuar nga grupi, është një njeri i mirë dhe mendoj që po bën një punë të mirë që i shërben shumë Realit. Për Realin Liga e Kampioneve është një kompeticion special”, ka thënë holandezi.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për Champions League, ku ka vënë Juventusin në grupin e favoritëve.

“Mendoj se në finale mund të arrijë Juventusi, por ka dhe emra të tjerë shumë të fortë si Barcelona, PSG apo dhe City”, deklaroi Seedorf.