VIDEO/ Zbardhen rrugët nga qumështi, fermerët në protestë

Çmimi i qumështit të deles është shumë i lirë. Kjo ka detyruar që fermerët italianë të dalin në protestë.

Ata në formë proteste nuk e shitën qumështin por e derdhën atë në rrugë.

Ngjarja ndodhi në Sardenjë të Italisë, zonë e cila furnizon pjesën më të madhe të tregut italian me produkte që vijnë nga bujqësia dhe blegtoria.