Reagon Lleshi: Unë nuk jam polici që i bie me d... Jam polici që arrestoj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, në një reagim në Tëitter u është përgjigjur akuzave të opozitës për rastin e policit në Malësi të Madhe që akuzohet për pedofili dhe kërcënim ndaj një minoreneje.

Kur mori detyrën si ministër, pas dekretimit nga Presidenti, Sandër Lleshi tha publikisht gjatë intervistës në ‘Opinion’ se çdo sjellje polici, do të ishte sikur ta kishte bërë ai.

Ja çfarë shkruan sot në Twitter Sandër Lleshi:

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë.

Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.

Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!