Lezha prej ditësh në errësirë totale, OSHEE hesht

Qyteti i Lezhës ndodhet në errësirë prej disa ditësh duke pasur mungesë totale të energjisë elektrike sikur të ishim  në mesjetë.

Jo vetëm qyteti, por edhe fshatrat e Lezhës janë në errësirë që prej disa ditësh.

OSHEE nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mungesën e energjisë elekrike në këto zona.

Qytetarët kërkojnë shpjegime pse ka ndodhur kjo situatë dhe bëjnë apel për zgjidhjen e këtij problëemi.