Gjermania përplaset me Facebook, ja çfarë i ndalohet rrjetit social

Autoritetet gjermane kanë ndaluar lidhjen e të dhënave të përdoruesve të Facebook me aplikacione të tjera si WhatsApp dhe Instagram.

Ky vendim është marrë me qëllim limitimin e shpërndarjes së informacioneve personale nga gjiganti amerikan i teknologjisë.

“Facebook nuk mund të detyrojë përdoruesit e tij të japin informacione të palimitueshme”, deklaroi në një konferencë për shtyp shefi i Zyrës gjermane për Mbrojtjen e të Dhënave, Andreas Mundt.

Gjermanët e pritë mirë këtë vendim duke e shikuar si një veprim që mbron të dhënat personale.