‘Nëse shihni një polic të dehur, ai jam unë’, gazetari-Lleshit: Por kur shohim një shef policie me ...

Pas videoskandalit të publikuar nga mediet, ku shihet një efektiv i policisë teksa kryen veprime të turpshme në celular ndaj një minoreneje, ka patur shumë reagime.

Gazetari i njohur Klodian Tomorri, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje deklaratën e parë të bërë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me të marrë detyrën, i cili shprehej:

‘Nëse shihni një polic të dehur, ai polic jam unë. Nëse shihni një polic që sillet keq me qytetarin, ai polic jam unë’.

Për këtë ai ngre pyetjen: ‘Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh?

Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh?’

Në përmbyllje të reagimit ai i bën thirrje ministrit të japë dorëheqje pas këtij skandali dhe deklaratës së tij të parë.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Kur u emerua ne detyre, ministri i brendshem tha: Nese shihni nje polic te dehur, ai polic jam une. Nese shihni nje polic qe sillet keq me qytetarin, ai polic jam une.

Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh?

Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh?

Behu burre tani. Shko jep doreheqjen se nuk ke me nder ne ate detyre. Nuk te le me vegla e shefit tend te policise ta ngresh koken ne ate detyre.

Kujtojmë se në daljen e parë publike pasi mori detyrën, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha: ‘Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet.’