Politika amerikane në zi/ Vdes kongresmeni i njohur

Kongresmeni republikan Walter B Jones, i njohur për disa ide se si mund të fitoheshin luftërat, ka vdekur.

Z. Jones ishte një mbështetës i mprehtë i pushtimit të Irakut në 2003.Por ai më vonë kishte një ndryshim të madh në idetë e tij duke u bërë një nga kritikët më të zëshëm të luftës në partinë e tij.

Zyra e tij konfirmoi se ai vdiq më 10 shkurt, në moshën 76 vjeçare.

Z. Jones përfaqësoi distriktin e tij për 34 vjet, së pari në legjislaturën e shtetit të Karolinës së Veriut, pastaj në Kongres.