Në shenjë proteste, tifozi hedh abonimin 1-vjeçar të Chelseas

Chelsea u shkatërrua 6-0 nga Manchester City duke humbur vendin e katërt në Premier Leagues.

Një tifoz i skuadrës blu ka hedhur abonimin vjetor në fushë në shenjë pa kënaqësie për rezultatin dhe gjendjen aktuale të skuadrës.

Një sigurim në fushë shihet duke e larguar kartelën që një tifoz i Chelseas e gjuajti te futbollistët e skuadrës së tij.

Kjo ishte humbja më e thellë e Chelseas në 28 vjetet e fundit dhe hera e parë që skuadra humb tri ndeshje në transfertë duke mos arritur të shënojë.