FOTO/ Polici ngacmon seksualisht një 15 vjeçare, arrestohet

Një tjetër skandal ka tronditur strukturat e Policisë së Shtetit.

Bëhet e ditur se një punonjës policie ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Polici quhet Berhan Bajrakurti, efektiv në zonën e Gruemiës në Malësi të Madhe. 

Arrestimi i tij është bërë pas publikimit të videos ku Bajrakurti shjihej duke kryer veprime të turpshme përmes celularit në drejtim të një të mitureje, të cilën e kishte ngacmuar dhe më herët.

Arrestimi u krye pas publikimit të videos në media.