Tajlandë, princesha skualifikohet si kandidate për kryeministre

Komisioni i zgjedhjejeve në Tajlandë skualifikoi të hënën, motrën e mbretit nga kandidimi për kryeministre, duke i dhënë fund një kandidature të bujshme jetëshkurtër pas qendrimit të mbretit Maha Vajiralongkorn se mbretëria duhet të jetë “mbi politikën”.

Komisioni i Zgjedhjeve lëshoi një listë zyrtare të kandidatëve pa emrin e princeshës Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi, 62 vjeçe, motrës së madhe të mbretit.

Lista e la jashtë princeshën “sepse çdo anëtar i familjes mbretërore është brenda të njejtit rregull që kërkon që monarkia të jetë mbi politikën dhe politikisht neutrale”, u tha në një deklaratë pas takimit.

Princesha kishte pranuar të kandidonte në emër të partisë tajlandeze Raksa Chart, një lëvizje populiste e mbështetësve të ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra/SYRI.NET