Drama në minutën e 95’, Semedo u rrëzua në zonë. Por ja vendimi surprizë i gjyqtarit

Aksioni i fundit i Barcelonës shkaktoi polemika të shumta në barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbaos.

Në minutën e 95’ ishte Nelson Semedo që tentoi ta kalonte kundërshtarin duke u futur në zonën e rreptësisë, por u rrëzua menjëherë gjatë duelit, shkruan SYRI.net.

Topi doli jashtë lojës dhe lojtarët e Barçës kërkuan penallti, edhe pse gjyqtari vendosi bilbilin në gojë dhe fishkëllimën e fundit në këtë takim.

Por, një grup lojtarët katalonas të tërbuar protestuan dhe gjyqtari vendosi ta rishikojë incidentin në VAR.

Edhe pas rishikimit të teknologjisë, arbitri vendosi mos akordojë penallti.