Barça nuk po shënonte dot, Messi i kërkoi Valverdes të futë në fushë këtë lojtar

Barcelona nuk mori më shumë se një barazim pa gola ndaj Athletic Bilbao duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë Real Madridit të ngushtojë diferencën me kryesuesit.

Gazetari i Barcelonës, Gerard Romero i cili ishte i pranishëm në San Mames ka zbuluar se vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë më saktësisht në minutën e 55′ Messi i ka kërkuar Valverdes të futë në fushë Dembele pasi sipas tij krahu i majtë nuk po funksiononte fare.

Menjëherë pas kërkesës së Messit, tekniki i Barçës reagon duke futur në lojë Dembelen ndërsa Coutinho përfundoi në stolin rezervë.

Pavarësisht këtij ndryshimi, rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 90’.