VIDEO/ E rëndë, e torturojnë të burgosurin me gjarpër…
Policia indoneziane ka pranuar se anëtarët e saj terrorizuan një pjesëtarë të komunitetit papuian me gjarpër të gjallë pasi në internet është përhapur videoja që tregon se si një njeri ulërit nga frika derisa hetuesit e tij qeshin.
Edhe pse policia kërkoi falje, ajo u përpoq për të justifikuar sjelljen e anëtarëve të saj, duke deklaruar se gjarpri nuk ishte helmues dhe se hetuesit nuk kanë dashur ta rrahin njeriun e dyshuar për vjedhje.
Policia tha se anëtarët e saj që morën pjesë në incident u dërguan në trajnime etike dhe u transferuan në vende të tjera.
Anëtarja e të drejtave të njeriut Veronica Koman tha sot se metoda e marrjes në pyetje të njeriut nga komuniteti papuian përfaqëson torturë dhe shkelje ligjore.