VIDEO/ Guardiola afrohet t’i japë dorën, Sarri bën veprimin e turpshëm

Manchester City turpëroi Chelsean në stadiumin “Etihad”, duke e mposhtur me rezultatin e thellë, 6-0.

I irrituar me turpërimin, Maurizio Sarri nuk ia dha dorën Pep Guardiolës në fund të ndeshjes.

Spanjolli shkoi për t’u përshëndetur me Sarrin në fund të takimit, por italiani u largua pa i dhënë dorën, por edhe pa e parë fare në sy.

Asistenti i tij, Gianfranco Zola, u afrua dhe duket sikur po i kërkonte Guardiolës që ta kuptojë gjestin e trajnerit të parë të Chelseat pas rezultatit shokues.