VIDEO/ Manchester City turpëron Chelsean, tifozët kërkojnë largimin e Sarrit

Manchester City shktatërron Chelsean në “Etihat Stadium” me shifrat e pabesueshme 6-0 dhe i merr përkohësisht vendin e parë Liverpoolit.

Një disfatë e rëndë kjo për blutë e Londrës, që në asnjë moment nuk arritën të futeshin në lojë pas atij starti shokues, teksa pësuan 4 gola brenda 25 minutave të para të takimit.

I papërmbajtshëm argjentinasi Sergio Aguero, që realizoi tregolësh, duke rrëmbyer topin e ndeshjes, ndërsa finalizimet e Sterling (dygolësh) dhe Gundogan kompletuan rezultatin tenistik 6-0 ndaj ekipit të Sarrit.

Në fakt, golin e parë, që zhbllokoi takimin, e shënoi Sterling që në minutën e katërt, ndërsa meritoi më pas ovacionet e publikut sulmuesi argjentinas, fillimisht me një perlë nga jashtë zonës e më pas duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes në kthimit e topit për golin e 3-0.

Në të 25-ën i erdhi radha turko-gjermanit Gundogan me një goditje të befasishme nga jashtë zonës, ndërsa në pjesën e dytë Aguero sigloi të tretin personal me 11-metërsh. Goli i fundit i sfidës mban firmën e Sterling në të 80-ën

Chelsea me këtë disfatë humb edhe vendin e katërt, që iu rrëmbye nga Manchester United pas suksesit 0-3 ndaj Fulhamit, teksa tifozët londinezë kërkojnë largimin e trajnerit Sarri.