VIDEO/ Pas Kukësit, gabon edhe Teuta. Kamza nuk thyhet në ‘Niko Dovana’

Teuta ka regjistruar sot barazimin e katërt radhazi në Superiore, duke humbur përsëri terren nga Partizani i vendit të parë e duke konfirmuar vështirësitë që ka ekipi në këto momente sa i përket fazës ofensive.

Skuadra durrsake është ndalur në shtëpi nga Kamza në barazimin pa gola, duke mos arritur të gjejë rrjetën, edhe pse mendohej se do të ishte favorite për të marrë tri pikët në këtë sfidë.

Durrsakët kanë dominuar lojën e krijuara raste, por nuk kanë qenë konkretë para katërkëndorit kundërshtar.

Rasti më i mirë ishte penalltia e minutës së 19-të, por Kallaku e shpërdoroi atë duke e dërguar topin jashtë.

Me këtë barazim Teuta mban vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Kamza e parafundit me 16.