VIDEO/ Juventus në avantazh me Sassuolon, Ronaldo protagonist, por shënon...

Juventusi po luan në transfertë me Sassuolon ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Në minutën e 23-të bardhezinjtë kalojnë në avantazh me golin e shënuar nga Sami Khedira. Ronaldo gjuan fort, topi grushtohet nga portieri vendës dhe mesfushori gjerman përfiton, duke e dërguar nga fare pranë portës direkt për në rrjetë.