Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika anulojnë martesën, ja ç’do ndodhë këtë javë

Shivai rikthehet në shtëpinë Oberoi dhe i habit të gjithë.

Ai u tregon se shpëtoi nga aksidenti pasi shkoi në një qytet tjetër të Indisë për t’u takuar me Vikramin.

Shivai mendon se Anika është e lumtur me Vikramin dhe insiston që ajo të martohet.

Anika vendos t’i jap fund lojës së martesës dhe i thotë Vikramit të largohet. Ai pranon por i bën Anikës të papriturën. Vikram vendos të largohet pas fejesës dhe bashkëpunon me Ragnin.

Rudra, Bavja dhe Gori bëjnë një plan për të ndaluar fejesën e Anikës. Ata fikin dritat e shtëpisë në ditën e fejesës.

Shivai i vendos Anikës unazën e fejesës në vend të Vikramit. Vikram i thotë Shivait se u fejua fshehtas me Anikën. Shivai bëhet xheloz. Xhanvi takohet me një shok shkolle gjatë pushimeve.

Ai është i fiksuar pas Xhanvit dhe e ngacmon atë.

Texh dhe Xhanvi e gjejnë shokun e saj të vdekur. Bavja largohet për një mision. Rudra mërzitet por nuk e pranon që e dashuron Bavjan.

Shivai e pranon se nuk do që Anika të martohet. Ata vendosin ta anulojnë martesën dhe të gjitha përgatitjet. /revistawho