VIDEO/ Jason Derulo suprizon këngëtaren e njohur shqiptare me rastin e ditëlindjes

Diona Fona është një nga këngëtaret më të talentuara e më bukuroshe të skenës shqiptare.

Me t'u bërë e famshme, Fiona shumë shpejt u komentua edhe për jetën private.

Thashethemet se ajo është në një lidhje me Ledrin kanë qarkulluar prej kohësh ndërsa dyshja preferojnë të mos flasin për këtë.

Diona festoi mbrëmë ditëlindjen në Angli me një grup miqsh dhe nuk kanë munguar urimet e shumta.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte urimi i këngëtarit me famë botërore Jason Derulo.

Diona ka publikuar një video ku Derulo shihet duke bërë një urim  për këngëtaren.

‘Ç’kemi Diona jam Jason Derulo.Gëzur ditëlindjen, qoftë ky viti më i bukur i jetës tëndë. Bëfsh qejf’ dëgjohet këngëtari teksa uron  Dionën.


Diona from xingggg on Vimeo.