Plas keq tek Reali, Modric sherr me Vinicius
Zënka mes Modric dhe Vinicius ka prishur shijen e fitores tek Real Madrid. M
Mesfushori kroat u zemërua nga goli i pësuar dhe shkoi te braziliani duke i bërtitur për topin e humbur.
Derisa të gjithë po shikonin kah VAR-i nëse goli ishte i rregullt dhe do të pranohej, Viniciusit iu desh ta duroj qortimin që ia bënte Modrici rreth dy minuta.
Braziliani i pranoi kritikat pa bërë zë dhe Karim Benzema u pa duke iu afruar Modricit për ta qetësuar, duke i thënë se adoleshenti tashmë ishte kritikuar mjaftueshëm.
Modrici u largua por duke e shfaqur zemërimin, veçanërisht pasi goli i Antoine Griezmannit u pranua.
Megjithatë, Vinicius për ato minuta që luajti bëri një ndeshje të mire, ku arriti të fitojë edhe një penallti në fundin e pjesës së pare e cila u shndërrua në gol nga kapiteni Sergio Ramos.