Blogerja e famshme zbulon sa paguhet në ‘E diell’

Blogerja e njohur nga Kosova Argjira Spanca tashmë është bërë pjesë e emisionit ‘E diell’ në Top Channel.

Ajo sjell çdo të diel në emision rubrikën e modës që në fillim ishte projektuar ta sillte këngëtarja Jonida Maliqi.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Thumb’ blogerja foli dhe për rrogën e saj.

Ajo pohoi se paguhet shumë mirë dhe se është tepër e kënaqur me rrogën.

“Më kanë pritur shumë mirë, rrogën e kam shumë të mirë, jam shumë e kënaqur, perfekt. Me të vërtetë jam shumë e kënaqur”, u shpreh Argjira.