Austri, sherr i madh, rrihet për vdekje një shqiptar

Një 29-vjeçar nga Maqedonia vdiq si rezultat i një konflikti të ashpër që u zhvillua në provincën austriake Rehau në qytetin e Ëakebruck, njoftoi policia austriake shkruan portali Laumat.

Shtetasi nga Maqedonia, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, vdiq në spital si rezultat i lëndimeve të pësuara gjatë rrahjes. Disa persona u plagosën dhe u dërguan në spital. “Një shtetas 29 vjeçar nga Maqedonia nuk u mbijetoi lëndimeve. Nëntë vetë u përfshinë në përplasjen fizike. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi “, tha prokuroria,” shkruan Laumat.