Formula 1/ VF-19, Haas publikon makinën e re

Haas janë skuadra e parë e cila ka zbuluar imazhet e makinës së re për vitin 2019.

Makina është quajtur VF-19, e cila do të debutojë publikisht në testimet para sezonale duke filluar më 18 shkurt.

Kevin Magnussen, piloti më i suksesshëm i tyre vitin e kaluar, tha: "Nuk e dimë se ku do të jenë ekipet e tjera, por kemi shpresa të mëdha që mund të ndërtojmë një makinë konkuruese".