Ike Gjush! Ekzekutimin po ta komunikon përdhunuesi i një studenteje të sëmurë

Në vend të një elegjie për Gjushin!

Nga Sali Berisha. 

Gjush, o Gjush, njëmijë e një të zeza ke, por po të heqin jo për ato, që nuk t’i lan as uji i detit, por vetëm e vetëm se nuk je përdhunues.

Po pse e them unë këtëë

E them këtë, sepse flakjen, ekzekutimin tënd politik po ta komunikon nga ekrani në ekran, Taulant Bega/Toyta Yaris/Gjura/Jashari/Hoxha.

Po ta komunikon përdhunuesi i akuzuar për përdhunimin e një studenteje të sëmurë.

Prandaj Gjush, faj i yt nuk janë lidhjet me bandat dhe banditët, trafikantët më të rrezikshëm të Durrësit. Por faj yt është se nuk të kanë akuzuar kurrë si përdhunues.

Ti more fund Gjush, sepse në sojin e përdhunuesve, përdhunimi është dhe merita më kryesore.

Ti këtë meritë nuk e ke dhe pikë.

Kështu, megjithë valixhet me euro që i ke dorëzuar kryekreut rregullisht, dhe pas Zho Zho-së më shumë se kushdo tjetër, je i pashpresë; fati i Zho Zho-së të pret.

Ah Gjysëm Gjush, ti që ishe njëherë Gjush, tani je Gjysëm Man, sepse nga ekrani në ekran Taulant Bega po të han.

Ike Gjush, ike, ike, si kryetar ndjesë paç. Amin!