Dikur shokë tek Real, tashmë sëbashku drejt Juventusit

Juventus po shfaq interes të madh për Iscon dhe James Rodrigues.

Gjasat janë të mëdha që Paulo Dybala të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, dhe për këtë ‘zonja e vjetër’ po përgatitet.

‘Tuttosport’ shkruan se Isco ose James Rodriguez do të zëvendësojnë argjentinasin, nëse ai largohet gjatë verës.

Thuhet se Real Madrid janë duke përgatitur një ofertë  të majme për reprezentuesin e Argjentinës. Juve do ta lirojnë lojtarin, nëse ata sigurojnë zëvendësuesin, që do të vinte nga Real Madrid.

Skuadra italiane është në dijeni për ngecjet e Iscos me ‘Los Blancos’ këtë edicion dhe janë të interesuar të transferojnë lojtarin.

Gjithashtu, huazimi i Rodriguez tek Bayern nuk po shkon si më së miri, gjë që e bën Juven si një opsion të mundshëm.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ngjarjet që do të pasojnë gjatë këtyre muajve.