‘Ik o langaraq!’, nuk ja përtojnë, qytetarët i përfishen Ramës pas publikimit të videos

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e rubrikës “Mirëmëngjesi” në Facebook, ndërsa e ka nisur ditën e sotme me futjen në një shtëpi të re të familjes së Ëngjëllush Hyseinllarit, nga fshati Sovjan i Korçës.

Pas kësaj, kanë vërshuar komentet e qytetarëve kundër tij.

Videon e tij Rama e shoqëron me mbishkrimin: “MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të dielë të paqtë”.

Një komentues e ka quajtur Ramën langaraq.

“Ik o langaraq”.

Ndërsa një tjetër i ka kujtuar kryeministrit se në vitet e demokracisë politikanët kanë luftuar për të ndërtuar sarajet e veta.

“Nuk vjen behari me nje lule zoti kryeminister po ndertoni pallate te rregulloni popullin keni 30 vjet ne demokraci keni ndertuar sarajet e juaja si ju dhe te tjeret per popullin nje celes shtepie jepni.”

Disa komente të tjera janë:

“Shiko ps ne Gramsh eshte per turp e kan kapur element me rekorde kriminale.
Ki kujdes me vendosjen kandidatit
Kryetarja aktuale ka punuar mire….” 

“Mirmengjes Edo na ke premtuar legalizime falas . erjon veliaj na ka vendosur taksen qe nuk mund ta marim legalizimin sepse. jam edhe i papune faleminderit.”

“Po po behen kurset dhe ajo bordella qe keni vene per drejtoreshe ste jep diplomen,,, e ka bere drejtorine e sherbimit profesional zgaver politke …”

“Isha duke ndjek meshen e shejt live edhe sot nuk na le rehat,ndoshta zoti merret nje dit me ty,po ajo eshte detyra juaj prandaj te kemi votuar ska nevoj per reklam!”