Jordi Alba jashtë forme, Barcelona kërkon mbrojtësin e Lyon

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, për t’i bërë konkurrencë Jordi Albas.

Si opsion i parë shikohet mbrojtësi i Lyonit Ferland Mendy.

Drejtori sportiv i Barçës dhe ish-mbrojtësi i Lyonit, Eric Abidal, është adhurues i madh i 23-vjeçarit dhe dëshiron ta sjellë atë në Camp Nou

Megjithatë, nëse transferimi i Mendyt dështon, atëherë alternativë mbesin Filipe Luis i Atletico Madridit dhe Junior Firpo i Real Betisit.