Përleshje e çmendur shqiptarësh në mes të rrugës, të shtëna dhe arrati

Pasditja e së premtes në Salsomaggiore, Itali,  ka qënë e dhunshme dhe e zhurmshme, e shoqëruar me të shtëna armësh pranë stacionit hekurudhor. Karabinierët italianë kanë nisur punën për të zbuluar arsyet e konfliktit të përgjakshëm.

Pranë lokalit Pam Pam, në parkun Mazzini, një grup shqiptarësh, sipas dëshmive të qytetarëve që ishin afër, shpërthyen në rrugë një konflikt të rëndë që ishte ndezur midis grupeve të tyre. Shpërthyen të shtënat, por nuk u gjëtën pistoleta.

Karabienrët kanë gjetur gjurmë gjaku në zonë, por që nuk lidhen me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Disa dëshmitarë thanë se panë një makinë gri duke u larguar pas këtij incidenti./SYRI.NET