FOTO/ Ramos tallet keq me Atletikon, reagojnë kundërshtarët

Real Madrid fitoi dje derbin kundër Atletikos me rezultatin 3-1. Fitorja u festua nga të gjithë tifazat madrilenë. Por një meme e shpërndarë po bën shumë jehonë në rrjet.

Duket se kapitenit Serie Ramos, i cili shënoi njërin nga tre golat, i ka pëlqyer shumë një meme e shpërndarë nga një tifoz.

Ramosi e ka pëlqyer këtë fotografi në rrjetet sociale. Ky veprim i kapitenit u komentua shumë sidomos nga tifozët kundërshtarë.