Deputetja shkakton debate për veshjen në parlament

Një politikane shkaktoi debate të shumta për shkak të veshjes me dekolte të hapur gjatë ceremonisë së betimit në parlamentin e Brazilit.

Ngjarja vjen pas zgjedhjeve me debate shumë të zjarrta, për shkak të presidentit që jo vetëm është ultra-konservator, por edhe që akuzohet nga oppozita për fyerje ndaj grave.

“Gjinjtë e trazirave”, shkruanin gazetat të nesërmen, pasi deputetja nga Santa Katarina u shfaq me bluzën shumë të hapur, në vendin ku ka pasur debate të shumta për dhunën ndaj grave.

Deputetja 43-vjeçare Da Silva, nënë e dy fëmijëve, tha se kishte dalë dyqaneve për të blerë një veshje enkas për ceremoninë, dhe ky i ishte dukur më i përshtatshmi.