Titulli kampion? Ramos befason: Kemi shpresën se do rivalizojmë me Barcelonën

Pas fitores 3-1 ndaj Atleticos, Sergio Ramos shpreson se Reali i Madridit do të hapë garën për titullin kampion në La Liga.

“Liga akoma është e hapur. Ka shumë pikë në lojë dhe secila skuadër mund të komplikojë gjërat sikur kanë bërë në raundin e parë të ndeshjeve” ka thënë Ramos për “beIN Sports”,

“Ne kemi shpresën dhe do të luftojmë për ligën dhe t’i bëjmë gjërat më të vështira për Barcelonën edhe pse ata kanë një diferencë të konsiderueshme” shtoi kapiteni i ‘Los Blancos’.

Momentalisht, Real Madrid është 5 pikë mbrapa Barcelonës që ditën e diel luan ndaj Ath Bilbaos.