VIDEO/ Bajerni përfiton nga hapi fals i Dortmundit, tashmë -5 pikë larg kreut

Bajerni i Mynihut ka përfituar nga hapi fals i Borussia Dortmundit.

Bavarezët kanë fituar me rezultatin 3-1 kundër skuadrës së Schalkes në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Bundesliga.

Jeffrey Bruma në minutën e 11’ shënoi autogol duke i dhënë avantazhin e lehtë Bajernit.

Reagimi i miqve erdhi në minutën e 25’ ku Ahmed Kutucu barazoi rezultatin 1-1.

Vetëm dy minuta më vonë, super sulmuesi polak, Robert Leëandoëski, realizoi golin e dytë për bavarezët.

Kampionët në fuqi shënuan edhe njëherë në minutën e 57’, me anë të Serge Gnabry duke “vulosur” rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë fitore, Bajerni afrohet me vetëm 5 pikë me kryesuesit e Borussia Dortmundit që barazuan 3-3 ndaj Hoffenheimit.