Liverpool dhe Arsenal fitore të rëndësishme në Premier League

Arsenal dhe Liverpooli kanë marrë fitore të rëndësishme për javën e 26-të të Premier Leagues angleze.

“Topçinjtë” kanë fituar me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Huddersfield Town, ndërsa golat u shënuan nga Alex Iwobi dhe Alexandre Lacazette.

Huddersfield preku rrjetën me anë të autogolit të Kolasinac.

Në krahun tjetër Liverpooli mban vendin e parë në Premier League pasi fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Bournemouthit.

Golat për vendasit u shënuan nga Mane, Wijnaldum dhe Salah.