Statistikat e pjesës së parë, Real Madrid po fiton derbin ndaj Atleticos

Real Madrid po fiton 2-1 derbin ndaj Atletico Madridit e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Në “Wanda Metropolitano” po zhvillohet një ndeshje spektakolare me shumë raste për shënim nga të dy skuadrat.

Fillimisht në minutën e 16’ ishte Casemiro ai i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm me rofishatë, shkruan SYRI.net.

Nuk ka zgjatur më shumë se 9 minuta gëzimi i Real Madridit pasi Atletico ka barazuar rezultatin 1-1 me anë të Antoine Griezmann.

Sergio Ramos në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.