Fasada gënjen!

Progresist nuk je duke pikturuar një kabinet me më shumë zonja në historinë e Shqipërisë.

As duke e shitur veten si një kryeministër artist nëpër botë.

Pasi e vërteta është tjetër.

Mjafton të shohim reagimin e padenjë që kryeministri ka kryer karshi koleges Vokshi,  një reagim i turpshëm dhe tërësisht joetik.

Jo vetëm se i drejtohet një deputeteje e cila ka qenë serioze në sjelljen e saj opozitare përballë mazhorancës së drejtuar nga kryeministri.

Por, mbi të gjitha sepse i drejtohet një zonje e cila ka ngritur përherë zërin për dhunën ndaj femrave.

Çfarë të presim më shumë nga një kryeministër i tillë?

Çfarë duhet të postojë më shumë një kryeministër që vendos të shpërfytyrojë figurën e një deputeteje pasi argumenti i mungon?

Ftoj deputetet socialiste ta dënojnë këtë akt që gjuhën e urrejtjes e kthen në instrument politik. A doni t’ia falim të ardhmen një njeriu të tillë?