Sulmuesi shqiptar fut në sherr dy ekipet greke

Këto ditë në mediat greke ka qarkulluar lajmi se sulmuesi shqiptar Durmishaj ka kaluar nga Panioniosi tek Olimpiakos.

Ky lajm, ka tërbuar drejtuesit e Panioniosit, që e kanë cilësuar këtë lajm si fyerje ndaj tyre.

Portali “to10.gr” pati shkruar se Olimpiakosi ka nënshkruar me Durmishajn për 400 mijë euro, por Panioniosi ka reaguar menjëherë nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Panionos kategorisht hedh poshtë lajmin se Fiorin Durmishaj ka nënshkruar me një ekip tjetër. Një lajm i tillë, sidomos në ditën e ndeshjes kaq të rëndësishme si ajo e sotjma, synojnë të krijojnë tension brenda skuadrës”, shkruhej në deklaratë, duke iu referuar sfidës së sotme mes Panionosit me Apollon Smirnis.